Reperi i njohur, Lumi B dhe e dashura e tij e zemrës do të bëhen prindër për herë të dytë.
Advertisements
Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë çifti me anë të disa fotografive mjaft të ëmbla të shpërndara për ndjekësit në “Instagram”.
Advertisements
Çifti ka zgjedhur një mënyrë mjaft tërheqëse për të zbuluar pritjen e ëmbël, me barkun zbuluar të Mirandës ku shkruhet “foshnje”, ndërsa në atë të Lumi B “birrë”.
“Familja jonë po rritet, si barku ynë, dhe ne jemi të emocionuar të ndajmë me ju që një fëmijë i vogël do të bashkohet me ne së shpejti. Shumë mirënjohës për këtë kapitull të ri”, ka shkruar Miranda.
Kanë qenë të shumtë personazhet e njohur të botës së artit, të cilët kanë uruar çiftin për lajmin e ëmbël./tvklan.al