Trazirat ne burgun e Peqinit, në vendngjarje forcat RENEA dhe drejtori i policisë

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit ku një i burgosur ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Advertisements

Policia ka nisur përforcime drejt burgut ku ndodhi përplasja mes 3 të dënuarve me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacajt, Arben Lleshaj dhe Ilir Xhakajt.

Advertisements

Gjithashtu në vendngjarje jane Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, Forcat Renea. Bëhet me dije se situata është teresisht nën kontroll dhe autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja.

Një prej personave të përfshirë në këtë ngjarje dyshohet të jetë Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur në korrik 2015 në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Paraditen e së premtes u njoftua se Mjacaj është izoluar në regjimin e rreptë 41 bis. Lajmin e ka njoftuar vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili thotë se Mjaçaj ka cenuar sigurinë në burgun e Peqinit, por pa dhënë më shumë detaje.

Sokol Mjacaj është dënuar për vrasjen e dy turistëve çekë, në korrik të këtij viti në segmentin Dukagjin-Shkodër. Ai u arrestua pak ditë pas krimit. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për “vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Ai ka mohuar se ka pasur qëllim që t’i vriste turistët, por vetëm t’i grabiste për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ndodhej.

You may also like