Një i vdekur, një tjetër i plagosur, përplasja e dhunshme në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Dyshimet se arma u fut me …

by editor

Tre të burgosur me dënim të përjetshëm janë përfshirë në një përplasje të dhunshme me armë në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit.

Advertisements

Sokol Mjacaj, Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi dyshohet se janë tre të burgosurit e përfshirë.

Ndërkohë ende nuk dihet se si është futur një armë brenda burgut të sigurisë së lartë, por dyshimet e para sipas gazetarit Igli Çelmeta janë se ajo është futur përmes një droni.

Advertisements

Sipas informacioneve të para, Sokol Mjacaj ka qëlluar me armë të dënuarin tjetër, Arben Lleshi.

Mësohet se Lleshi ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Ndërkohë që gjatë konfliktit mësohet se Sokol Mjacaj ka plagosur dhe të dënuarin tjetër, Ilir Shaqja.

Kujtojmë se Sokol Mjacaj është i dënuar për jetë, për shkak të veprës kriminale, ku u mori jetën dy turistëve çek.

Po sot ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja firmosi urdhrin për të transferuar në regjimin 41 bis, për Sokol Mjacën, autorin e vrasjes dhe plagosjes brenda burgut të Peqinit.

You may also like