E papritur, Blero largohet nga shtëpia e BBVK

by editor

Blero ka kërkuar të largohet nga shtëpia e “BBVK”, duke e përfunduar kështu aventurën e tij. Këngëtari ka marrë vendim vullnetarisht që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka lexuar një letër në dhomën e rrëfimeve gjatë ‘Prime’.

Advertisements

Këngëtari u shpreh se nuk mundet të qëndrojë më shumë në BBVK2 sepse nuk ndjehet mirë, ai e ka falënderuar publikun për të gjithë mbështetjen që i kanë dhënë.

“E kam të pamundur të dalë nga vetja për këtë format, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për të njohur veten më thellësisht e ndjej me bindje të plotë që e rrugëtimi në këtë format ka marrë fund”.

Advertisements

“Nëse nuk jam mirë vet atëherë nuk i duhem askujt, besoj se njerëzit që më dojnë kanë dëshirë të më shohin mirë. E unë mirë jam vetëm kur të dalë nga këtu sepse për me mujt me qëndru këtu duhet të ndryshoj sjellje, edukatë, karakter, fytyrë dhe moral”.

“E atë send nuk mundem ta bëjë për asnjë çmim në këtë botë. Do të qëndrojë kështu deri në frymëmarrjen e fundit. Jam falënderues përjetësisht për çdo SMS që e keni dërguar për mua, për çdo lëvdatë apo kritikë. Lutem që vendimi im mos të ju zhgënjej sepse më besoni e kam një kohë që po luftoj për këtë vendim”.

Advertisements

“Dua të falënderoj familjen time, të dashurën time, shoqërinë time, njerëzit që më kanë mbajtur brenda kësaj shtëpie duke më mbështetur”, ka thënë Blero në letrën e tij.

You may also like