Policia ka arritur të gjejë dhe rrobat që ata kishin veshur në ditën e ngjarjes
Advertisements
Policia ka arrtiur të zbardhe një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë në Tiranë, ku një shtetaseje iu vendos tritol në derën e banesës.
Advertisements
Mësohet se autorët e krimit janë Alban Danga dhe Azemvllasi Elezi, teksa shkak janë bërë motivet e pronësisë. Policia ka arritur të gjejë dhe rrobat që ata kishin veshur në ditën e ngjarjes, duke provuar autorësinë e krimit.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “The labyrinth”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2.
I vendosën lëndë djegëse, për motive pronësie, një shtetaseje, identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar.
Njëri prej tyre, autor i dyshuar i një ngjarje me natyrë të njëjtë kriminale, ku në rrugën “Sali Butka”, u vendos një sasi lënde plasëse në një lokal.
Sekuestrohen veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se persona të paidentifikuar, kishin vendosur lëndë djegëse në derën e jashte të banesës së saj dhe e kishin djegur atë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The labyrinth”.
Si rezultat i tij u bë ndalimi i shtetasve 34 vjeç, banues në Vorë, dhe 33 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.12.2023, për motive pronësie, kanë vendosur lëndë djegëse në derën e banesës së shtetases dhe e kanë djegur atë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2023, ku në rrugën “Sali Butka”, është vendosur sasi lënde plasëse.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.