Një mobileri në Krutje të Lushnjës, është përfshirë nga flakët pak orë pas mesnatës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe në momentin e shpërthimit të flakëve në punishte nuk ka pasur njerëz.
Advertisements
Ky ka qenë edhe shkaku se pse forcat zjarrfikëse janë njoftuar me vonesë.
Advertisements
Pas mbërritjes së zjarrfikësve, zjarri është shuar, ndërsa mobilieria është shkrumbuar e gjitha.
Shkak sipas policisë zjarrfikëse dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.