“Do doja të bashkëpunoja me Elvanën dhe…”/ Sardi flet për marrëdhënien me Semin: Mos më sikletos

by editor

“Do të doja të bashkëpunoja me disa këngëtarë, Elvanën, Florin…”

Advertisements

Këngëtari i njohur, Sardi Strugaj, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku foli më shumë për jetën e tij.

Advertisements

Konkurrenti i “Dancing With The Stars” sqaroi edhe një herë marrëdhënien e tij me këngëtaren, Semi Jaupaj, pasi kohët e fundit është përfolur se ata janë në një lidhje dashurie.

Ndërkohë e pyetur nga moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, se me cilët nga këngëtarët shqiptarë do të dëshironte një bashkëpunim, ai përmendi disa emra.

Pjesë nga intervista:

Bieta: Dua të bashkëpunoj me këtë këngëtar/e

Sardi: Do të doja të bashkëpunoja me disa këngëtarë. Me Elvana Gjatën, Flori Mumajesin, Ylli Limanin, Alban Skënderaj, pastaj me disa të tjerë i kam bërë bashkëpunimet.

Bieta: Ne prisnim një emër tjetër në fakt. Atë të Semit.

Sardi: Prandaj nuk e përmenda Semin sepse e kam një bashkëpunim me të dhe do lançohet në janar.

Bieta: Patët një kërcim që vetëm si shokë jo, ka thënë Olta. Çfarë nënkuptonte ajo me këtë.

Sardi: Ne jemi shokë, kuptova që ja dolëm me kërcimin dhe transmetuam diçka. Kërcimi, kur e kam parë dhe unë ishte vërtetë sensual kënga ishte shumë flirtuese. Mos më sikletos më shumë.

You may also like