Një sulm në qendër të Pragës në Universitetin e Arteve la pas disa të vdekur dhe dhjetra të plagosur.
Advertisements
Ndonëse numri i saktë i viktimave nuk është bërë ende i qartë, autoritetet thonë se autori është eliminuar pas masakrës.
Advertisements
E gjithë zona rreth sheshit Jan Palach është rrethuar ndërsa efektivët po punojnë për të ndihmuar viktimat në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles.
“Në bazë të informacioneve fillestare mund të konfirmojmë se në vendngjarje ka persona të vdekur dhe të plagosur”, tha policia në një deklaratë në X.
“I bëjmë thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë në afërsi dhe të mos dalin nga shtëpia.”
⚡️ The shooting took place on the territory of Charles University in the center of #Prague#Czech Police say people have been killed and injured people. The exact number of victims and injured has not been specified.
Reports suggest the incident occurred at Charles University… pic.twitter.com/q0stT7hm5C
— NEXTA (@nexta_tv) December 21, 2023
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan studentët duke ikur nga ndërtesa me duart e tyre të ngritura në ajër. Punonjësit e universitetit u paralajmëruan se sulmuesi mund të lëvizte rreth ndërtesës, thotë një dëshmitar okular për Radio Liberty.
Vyzýváme občany, aby se v blízkém okolí nezdržovali a nevycházeli z domu. Zásah policie stále pokračuje. pic.twitter.com/OHnSsq4G5f
— Policie ČR (@PolicieCZ) December 21, 2023
Policia nuk ka dhënë ende një përshkrim të sulmuesit dhe nuk dihet se cili mund të jetë motivi i sulmit.
Ndërkohë, në disa pamje të tjera shihen studentë të varur në parvazin e një dritarje në përpjekje për tu fshehur nga shënjestra e autorit.
Students hiding on ledge during mass shooting at Charles University in Prague pic.twitter.com/2LqVA2gm2M
— BNO News (@BNONews) December 21, 2023