Arrestimi i Rrapit është bërë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Sukth.
Advertisements
Forcat RENEA, të sigurisë kombëtare dhe Policia e Durrësit kanë kryer një operacion për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, ku mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rrapi, i njohur ndryshe si ‘Kepi Rrapi’ ose ‘i forti’ i Durrësit.
Advertisements
Arrestimi i Rrapit është bërë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Sukth.
Por kush është ‘Kep Rrapi’?
Rrapi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë. Grupi kriminal që bashkëpunoi me Dedan Gjonin, dyshohet se ka tentuar të vrasë kreun e grupit të drogës, Xhevdet Plaku në Holandë, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”.
Gjithashtu në kuadër të operacionit është arrestuar edhe nipi i tij dhe një ish-punonjës policie.
Dedan Gjoni është në akuzë nga SPAK për ‘Trafik narkotikësh’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe ‘Shpërdorim detyre’.
Emri i Dedan Gjonit gjithashtu doli në sagën e përgjimeve nga aplikacioni ‘Sky’ të grupit kriminal që ra në rrjetën e SPAK, duke ‘fundosur’ 11 persona, mes tyre edhe Erzen Breçanin. Personat komunikonin përmes aplikacionit për trafikim kokaine, planifikimeve për vrasje, larje hesapesh dhe jo vetëm.
Pas zbardhjes së përgjimeve për porositjen dhe transportimin e kokainës nga Brazili drejt BE-së, planifikimin e vrasjes së vëllezërve Nela, në dritë del edhe rasti kur kërcënohet një punonjës i Shërbimit Informativ. Grupi komunikonte me telefona të posaçëm, por disa prej celularëve u kapë në doganë.
Dedian Gjoni në përgjimet e “Sky”, gjurmonte vëllezërit Nela
Më datë 7 shkurt 2021 Artan Sulejmani kërkon të takojë Gjonin: “Shife ma bën një takim me atë qerosin o djalok se dua ta takoj. Foli njëherë të dalë e të më takojë patjetër, hajd. Ndaç po qe të puna në Elbasan”. Ndërkohë Zeneli ka vënë në dijeni Ajetin se do të takojë një punonjës policie për të marrë informacion dhe Bujari kërkon të dijë se çfarë ka mësuar.
Më 8 shkurt, Ismail Zeneli komunikon me Dedan Gjonin ku i kërkon të dhëna lidhur me targat e makinave të vellezërve Nela. Dedan Gjoni me kodin DMi6CF i shruan përdoruesit JTDOFN, i identifikuar si Artan Sulejmani. Ky i fundit kërkon edhe një patentë për mjete lundruese, me të cilën do merret Dedan Gjoni.
“Bëje foton për pass… De ta bëjmë patentën” dhe më vonë i shkruan “Çkemi kapiten….”- duke i konfirmuar se patenta është gati.
Më 9 shkurt Ismail Zeneli dhe Bujar Ajeti shkojnë në Elbasan të takohen me Dedan Gjonin, i cili në atë periudhë ka qenë i punësuar në Drejtorinë Vendore të policisë së Elbasanit. Zeneli ka hyrë në zyrën e Dedan Gjonit dhe ka marrë informacion nga TIMS lidhur me vëllezërit Nela.
Në bisedat në vijim, ata i vihen pas motrës së vëllezërve Nela, pasi zbuluan se kjo e fundit kishte shkuar në Kukës dhe përmes saj, mund të zbulonin edhe vendndodhjen e shënjestrave. Më 18.02.2021 në orën 10:14:43, Bujar Ajeti komunikon me Ismail Zenelin dhe i kërkon që të komunikojë më shpesh me Dedan Gjonin.
“Lidhu sa ma shpesh me atë policin…Të na tregojë. Ky i martumi ka rrezik vjen ma shpesh”-thuhet në dosjen e përgjimeve.
“Kemi gjë ne terezi…Ore këtë do e mbaroj unë…Pa merak. Ishalla na shkon mbarë”-thotë Gjoni duke iu referuar gjetjes së adresave.
Më 20 shkurt Dedan Gjoni komunikon me Ismail Zenelin ku diskutojnë rreth adresës së bashkëshortes së njërit prej vëllezërve Nela. Më pas Dedan Gjoni dyshohet se i tregon për një lajm ku janë kapur rreth 2-3 ton kokainë./ Top Channel