Pas skandalit që ka përfshirë familjen e Chiara Ferragni-t, ka reaguar edhe stilistja Donatella Versace, e cila njihet si mikeshë e ngushtë e dyshes Chiara-Fedez. Versace doli në mbrojtje të influencueses duke lënë një koment nën foton e Ferragni-t.“Do të doja të dija saktësisht se për çfarë Chiara Ferragni duhet të kërkojë falje. Ajo dhe Fedez kanë bërë gjithmonë punë bamirësie. Ishte kompania që duhej të paguante kontributin. Ata janë një shembull për Italinë dhe për të rinjtë. Rendisni të gjitha bamirësitë që ata kanë bërë ndër vite.”“Pyet atë që e quan veten “gazetare” se sa bamirësi ka bërë. Unë mund t’jua them: as edhe një euro.
Advertisements
Heshtni, është më mirë për të gjithë, të paktën do të vazhdojmë të japim për bamirësi pa pasur nevojë të dëgjojmë komente nga ata që si profesion kanë urrejtësin.”“Komenti i stilistes nuk kaloi pa u vënë re. Lucarelli publikoi një screenshot të komentit duke shkruar: Një muaj që flet kundër patriarkalitetit dhe tani thotë ‘ajo që e quan veten gazetare’”.”
Advertisements