Shantazhi me video intime/ Vrau italianen shtatzënë, dyshime se shqiptari ishte babai i foshnjës

by editor

Bujar Fandaj donte të ishte Nikolla, partneri i Vanessa Ballan dhe s’mund të duronte të ishte vetëm i dashuri.

Advertisements

41-vjeçari nga Kosova donte që 26-vjeçarja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.

Advertisements

Megjithatë, Vanessa kishte vendosur ndryshe dhe kjo është arsyeja që në verën e vitit 2023, pas gati dy vitesh lidhje jashtëmartesore, vendosi t’i japë marrëdhënies së tyre.

Obsesioni i Bujar Fandajt pas Vanessa Ballan

Por për Fandajn ky refuzim ishte i papranueshëm, pasi për të lidhja ishte serioze. 41-vjeçari madje foli për këtë në punë aq shumë sa kolegët mendonin se “Bujar Fandaj ishte në depresion pasi gjërat nuk shkonin mirë me atë vajzë”.

Ajo që kolegët nuk dinin është se Fandaj kishte nisur një fushatë të vërtetë përndjekjeje kundër Vanessës, e cila rezultoi këtë verë në një sulm fizik në supermarketin Riese ku 26-vjeçarja punonte si arkëtare dhe më pas në shtëpinë e saj.

Përndjekje dhe kërcënime: video intime për shantazh

“Lëre dhe kthehu me mua”, i kishte kërkuar Fandaj. Dhe në tetor, pak para se ajo ta denonconte për përndjekje dhe dhunë, ai kishte shkuar shumë herë në supermarketin ku e reja punonte, duke e ofenduar dhe duke i hedhur monedhat.

Pas ngjarjes, Vanessa, e cila më parë e kishte duruar në heshtje që bashkëshorti të mos i zbulonte lidhjen, shkoi në polici së bashku me Nikolla-n dhe më 26 tetor e denoncuan për përndjekje dhe dhunë seksuale, pasi 41-vjeçari po e shantazhonte.

Ai kishte mbajtur video të momenteve të tyre intime dhe i kërcënoi se do t’ia dërgonte Nikollas nëse ajo nuk do të kryente marrëdhënie me të.

“Ose qëndroni me mua ose unë do t’i dërgoj videot. Do të bëhet rrëmujë, ai do të dijë gjithçka për ne dhe t’i do të humbësh kujdestarinë e fëmijës”, e ka kërcënuar Bujar Fandaj.

Testi i atësisë për fëmijën

Për shkak se ai e shantazhonte, takimet mes 26-vjeçares dhe Bujarit vazhduan edhe pasi ajo e kishte refuzuar dhe për këtë arsye prokurori Michele Permunian urdhëroi të bëhet analiza e gjakut të fetuesit për të zbuluar atësinë e foshnjes.

“Dyshimi”, shpjegoi prokurori i Trevisos, Marco Martani, “është se shtetasi kosovar, i akuzuar për vrasje të rëndë (dhe ndër rrethanat rënduese do të ishte fakti që 26-vjeçarja ishte shtatzënë, ed . . ) mund të ishte babai i foshnjes”.

Për Bujar Fandaj, Vanessa ishte një obsesion dhe një objekt dëshire për t’u “pushtuar” me çdo kusht. Ai fantazoi një jetë me të dhe djalin e saj pesëvjeçar.

Fotografia e gjetur nga në shtëpinë e vrasësit

Këtë e dëshmon një fotografi e gjetur nga karabinierët e Castelfranco-s, kur disa ditë pas denoncimit të paraqitur nga Ballan, ata shkuan në banesën e 40-vjeçarit për një kontroll, i cili çoi në sekuestrimin e kompjuterit dhe celularëve të tij ku kishte pasur prova materiale të përndjekjes.

Fotoja portretizon Bujarin, Vanessa dhe djalin e saj së bashku duke buzëqeshur në kopshtin e shtëpisë së Riese Pio X.

E njëjta shtëpi ku, ndoshta pas një tentative të fundit për ta bindur të ikte me të, fillimisht e goditi në fytyrë dhe më pas e goditi me thikë, duke vrarë edhe foshnjën që dyshohet se mund të jetë edhe fëmija i tij.

You may also like