“Ti je dielli dhe hëna ime”/ Fifi merr propozimin e veçantë për martesë (FOTO)

by editor

“Nuk e prisja kurrë në jetë, sepse Adisi nuk ka shumë qejf të dalë në televizion

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, është surprizuar në mënyrën më të bukur nga partneri i saj, Adis Patushi. Mbrëmë gjatë spektaklit të “Dancing With The Stars”, pasi artistja këndoi një këngë, ai i ka propozuar për martesë.

Advertisements

Fillimisht në monitor u shfaq një mesazh nga Adisi, ku shkruhej:

“Fifi faleminderit që më bën kaq të lumtur! Ti je dielli dhe hëna ime. Je njeriu që më ndryshoi krejt jetën! Të dua”.

Advertisements

Më pas në skenë u shfaq partneri i këngëtares, duke bërë që Fifi të emocionohej dhe të dy të përloteshin.

“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, iu drejtua ai teksa ishte i ulur në gjunjë.

Advertisements

Dhe padyshim që përgjigja e këngëtares ishte “Po”.

“Nuk e prisja kurrë në jetë, sepse Adisi nuk ka shumë qejf të dalë në televizion, edhe ta bënte këtë gjë këtu… edhe më ka thënë më parë që kur të të propozoj, do të jetë diçka shumë e bukur dhe spektakolare”, tha Fifi pas propozimit.

Kujtojmë se çifti janë prindër të një djali të quajtur Theo Mal, që erdhi në jetë në Amerikë në 25 prill të vitit 2024. Ndërkohë Adis Patushi është baba edhe i një djali, Troi, me ish bashkëshorten, Adrola Dushi.

E pyetur në “Wake Up” pak ditë më parë, Fifi u shpreh se dasma nuk ishte në planet e saj të afërta dhe se ende nuk e kishin diskutuar me Adisin.

Ajo tha se dëshiron një dasmë tradicionale dhe jo një ceremoni me 50 veta, duke shtuar se kur të martohet “do të dëgjohet Shkup e Shkodër”.

“Avash, avash. Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër.

Nuk e kam folur akoma me Adisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë”, tha këngëtarja

You may also like