Rrëmbeu 27-vjeçaren dhe tentoi ta përdhunonte, arrestohet 38-vjeçari në Fier! Rrahu dhe të ëmën se ndërhyri për të shpëtuar vajzën (EMRI)

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrrëmbyer një 27-vjeçare të cilën e ka uar në banesën e tij dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Advertisements

Sipas policisë, Viraldo Dervishi ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar vajzën nga banesa. Ngjarja raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme.

Advertisements

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 38 vjeç, banues në Grizë, Patos.

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

You may also like