Qeni “fundos” shqiptarin në Itali, policia i gjen 2 kg kokainë në makinë

by editor

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me mbi dy kilogramë kokainë në makinë. Ai akuzohet për trafik dhe posedim droge.

Gjithçka filloi si pjesë e kontrolleve nga Guardia diFinanza përgjatë arterieve kryesore rrugore midis qyteteve San Benedetto del Tronto dhe Ascoli Piceno.

Advertisements

Një patrullë, e përbërë gjithashtu nga qeni ushtarakë si dhe një qen nuhatës droge, ndaloi një makinë Jeep Renegade me një burrë dhe një grua në të.

Gjatë verifikimit të dokumenteve të qarkullimit, qeni tërhoqi vëmendjen, duke treguar për praninë e mundshme të një lënde narkotike në makinë.

Advertisements

Policia kreu kontrol të imtësishëm në makinë, ku gjeti mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura, së bashku me një shumë prej 12 mijë eurosh.

You may also like