Dritan Beqiri është hoxha i cili është bërë shumë viral në rrjetet sociale, pasi njihet si një ndër specialitetet e Rukjes.
Advertisements
Rukjet janë ajete në kuranë që shërbejnë për prishjen e magjive dhe për të luftuar xhindët, teksa sot në “Shqipëria LIVE”, hoxha Beqiri ka folur më shumë për to.
Advertisements
Ai tha se magjia më e përdorur në vend është ajo për ndarjen e çifteve dhe për shkatërrimi ne familjes, teksa shtoi se zonat ku ka më shumë kërkesa për prishjen e magjisë janë nga Shqipëria e mesme, veçanërisht Tirana dhe Lushnja, e po ashtu nga Kosova.
“Rrukjet janë rrite specifike për persona që janë të posesuar nga forma të ndryshme të xhindëve. Ne i lutemi Allahut për t’i shpëtuar këta persona. Po ashtu për magjitë, që është mallkimi i Allahut. Bashkëpunimi i njerëzve me xhindët për të arritur qëllime të ndryshme në këtë jetë. Përdoren për të bërë keq.
Ka shumë magji të ndryshme. Një prej magjive më të përhapura, është magjia e ndarjes. Për ta identifikuar këtë magji, shihen simptomat. Pikë së pari, prej simptomave kryesore janë dhimbje të forta pas kokë, mpirje të damarëve të qafës, dhimbje shpine, fryrje të barkut, gazra. Gjatë momentin kur ne i ushtrojmë rrukjen, personi fillon duke shfaqur shenjat e rënda, fillon vjell, lëviz në mënyrë të pakontrolluar. Këto janë forma, reagimet na ndihmojnë ne që të zbulojmë se çfarë magjie ka. Për ta përcaktuar nëse një person është i preku nga magjia, apo mësyshi, shikojmë simptomat.
Një nga format që çdo besimtar apo person që do të largojë magjitë, ka mundësinë ta hapë në You Tube, ta dëgjojë aty, mund ta zbulojë dhe vetë ai se çfarë ka. Një nga simptomat, është fakti që kur dëgjon pjesë kuranore, nuk i dëgjojnë dot sepse u japin shqetësime. U japin simptoma të menjëhershme.
Magjia që bëhet më shumë është ndarja e çifteve, për të shkatërruar familjen, por kemi raste edhe për të formuar një familje. Por edhe xhindi i dashuruar. Personi i cili ka një xhind të dashuruar në trupin e tij, ndryshon personaliteti ne tij direkt. Këta persona kanë gjithmonë dhimbje pas koke, kanë gjithmonë dhimbje barku, në mes , në fundshpinë, u duket sikur u lëviz diçka në bark gjithë kohën.
Një person i ndikuar nga xhindët rri i lodhur gjithë kohës, ka fryrje barku. Në momentin kur dikush i thotë për të bërë një takim, ky ndihet keq sepse vetë xhindi i jep shqetësime. Është rreziku që ngel pa martuar. Xhindi nxirret duke lexuar rritet kuranore.
Më shumë na thërrasin në Kosovë, por dhe diaspora. Pastaj në Tiranë, Shqipëria e Mesme, shumë na vinë kërkesa edhen ga Lushnja.”- tha Hoxha.