Piloti shmang tragjedinë! Sakrifikoi veten dhe pasagjerët duke mos u ulur në fushën e futbollit. 5 të vdekur, mes tyre një i mitur

by editor

Një pilot është quajtur hero pasi arriti të mbante larg fushës ku luanin futbollistët, avionin, i cili u rrëzua dhe vrau pesë persona.

Advertisements

Viktimat janë piloti që shmangu fushën e futbollit dhe katër familjarë, mes tyre dhe një fëmijë 5-vjeçar.

Advertisements

Pesëvjeçari Jose Ricardo Nogueira Teles ishte së bashku me pilotin dhe pronarin e avionit 65-vjeçarin Delcides Menezes Tiago. Prindërit e Jose, Renata Garcia Nogueira, 39 vjeç dhe Edson da Silva Teles, 42 vjeç, gjithashtu vdiqën, së bashku me mbesën e tyre 17-vjeçare Eduarda Garcia da Silva. Incidenti ndodhi në Jaboticabal, në shtetin brazilian të Sao Paulos, rreth orës 9:00 të mëngjesit të së shtunës, 23 dhjetor. Një dëshmitar filmoi mbetjet e djegura të avionit pasi u rrëzua.

Mediat lokale raportuan se avioni shpërtheu pasi u rrëzua, ku banorët vendas thanë se dëgjuan motorin e avionit të bënte një zhurmë të tmerrshme dhe më pas doli jashtë funksionit, para se të rrëzohej. Pesë viktimat thuhet se ishin në bordin e avionit kur ai u rrëzua. Z. Tiago thuhet se ishte pronar i një biznesi optik dhe ishte një pilot i licencuar.

Reginaldo Ferreira një shitës lulesh tha për mediat lokale se piloti ishte përpjekur të ulte aeroplanin, por nuk ishte në gjendje ta bënte këtë.

“U përpoq disa herë të zbarkonte këtu afër, nuk pati sukses. Motori po dështonte. Erdhi, u përpoq të ulej në fushë, por mendoj ndryshoi mendje pasi njerëzit po luanin futboll. Ai u përpoq të largohej përsëri për t’u ulur diku tjetër, u ngjit lart, por nuk pati kohë dhe u rrëzua, më pas avioni shpërtheu”, u shpreh dëshmitari.

Raportohet se avioni ishte një RV-10 me një motor, i ndërtuar në vitin 2012. Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar, por mediat lokale thanë se avioni normalisht mund të mbante vetëm një pilot dhe tre pasagjerë dhe mund të kishte mbi kapacitet

You may also like