‘Kalofsh mirë në varr’, Fero koment të pazakontë për vdekjen e gazetarit në Kosovë

by editor

Këngëtari Feronit Shabani, tashmë i kthyer në besimtar të devotshëm të fesë së Islamit, shokoi me deklaratën e tij mbi vdekjen e gazetarit dhe moderatorit të njohur nga Kosova, Arton Turkaj.

Advertisements

Arton Turkaj, rreth të 30-ave dhe autor i emisionit “Babë e Bir” në Radio Prishtina, ndërroi jetë si pasojë e një infarkti.

Advertisements

Artoni, i njohur për komentet e tij satirike, shkroi më 25 dhjetor në Facebook: “Urime Krishtlindjet! Jua boft Allahu kabull.”

Nisur nga ky postim, Fero shkroi se gazetari “bëri hajgare me Krijuesin” dhe la të nënkuptuar se e meritonte vdekjen.

Fero koment të rëndë për vdekjen e gazetarit: Dezertor

“Urime [për] vdekjen gazetar. Kalofsh mirë sonte në varr,” shkroi ish-reperi që hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë muslimane.

Artoni ishte një personazh i komentuar i rrjeteve sociale dhe i njohur për komentet satirike. Për vdekjen e tij reaguan jo pak figura në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.

You may also like