Deklarata për “Zgjedhoren”/ Bardhi: Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete antidemokratike

by editor

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Reformën Zgjedhore në konferencën me gazetarët gjatë ditës së sotme.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kryeministri Rama, sipas tij, nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptarë.

Advertisements

“Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptarë. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standartet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.” – shkruan kreu i grupit parlamentar të PD-së.
Bardhi shton se deklaratat e Ramës sipas tij, provojnë se sa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR.

“Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njeherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje”, shkruan Bardhi.

Advertisements

You may also like