Vrasja e Behar Sofisë 3 vite më parë, SPAK nis gjykimin në mungesë të Jemin Sherës

by editor

Prokuroria e Posaçme a nisur gjyqin në mungesë për të pandehurin Jemin Shera, e cili akuzohet për vrasjen e “padronit të drogës” Behar Sofia. Jemin Shera po gjykohet në mungesë, ndërsa ai akuzohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, tre vite më parë.

Kujtojmë që Safia u ekzekutua më 25 shkurt 2021 afër Piramidës në Tiranë, me dy plumba në qafë dhe shpatull.

Advertisements

SPAK ka kërkuar dënimi me nga 30 vite burg për 4 të pandehurit: Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi, Xhuljano Visha. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite burg.

Ndërsa pas tij u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë.

Advertisements

Shyti, i penduar i drejtesise

Sipas Shytit, miku i fëmijërisë, Xhuliano Visha i propozoi fillimisht vrasjen e Behar Sofias.

Advertisements

“Xhuliano Vishën e kam shok prej 5-6 vitesh. Rreth mesit të muajit janar 2021 Xhuliano më tha: ‘A mund të vrasësh një njeri se unë nuk mund ta bëj. Do të marrim 50 milionë lekë nëse e vrasim’. Ai më shpjegoi se nuk mund ta vriste vetë personin sepse e kishte parë roja që rrinte jashtë ETC-së.

Unë i thashë nuk e di, por do të shkojmë të shikojmë vendin dhe personin që do të vrisja. Dy ditë më pas jam nisur me Xhulianon nga Kërraba dhe kemi parkuar makinën poshtë ‘Varrezave të Dëshmorëve’. Nga aty kemi lëvizur drejt ETC me dy patina të miat që unë i kisha në bagazhin e makinës. Kur kemi mbërritur te ETC kemi qëndruar ulur në stolat bri Lanës. Më pas kaluam mbrapa godinës së ETC, ku Xhuliano më tregoi se nga dilte personi që do vrisnin”.

Ekzekutimi

Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

You may also like