Një shofer i dehur në timon është bërë shkak i një aksidenti të shumëfishtë pranë mbikalimit e Shkozetit në Durrës.
Advertisements
DURRËS- Një shofer i dehur në timon është bërë shkak i një aksidenti të shumëfishtë pranë mbikalimit e Shkozetit.
Advertisements
4 makina janë përplasur nga automjeti nën drejtimin e shoferit të dehur, ndërkohë që vetëm makina e tij (makina e 5) ka përfunduar mbi rrethrrotullimin e ish-kënetës.
Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.Personi i dehur është shoqëruar nga policia, ndërsa në vendngjarje janë duke u kryer procedurat përkatëse institucionale.