2 të plagosur me armë në Tetovë

by editor

Maqedoni e Veriut – Dy persona janë plagosur me armë zjarrit mbrëmjen e sotme në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Advertisements

Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në hyrjen e Spitalit të Tetovës, ndërsa më herët ka pasur edhe një zënkë mes personave të përfshirë në këtë rast.

Advertisements

“Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri. Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin. Ndryshe, këtij rasti sot i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtëna me armë zjarri. Rasti është duke u zbardhur”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

You may also like