“Kam duruar gjithë këto vjet, i rrita fëmijët e tij”
Advertisements
“Çfarëdo që ka ndodhur, ka një ligj, ai nuk duhet ta bënte këtë gjë”. Kështu ka deklaruar për mediat greke bashkëshortja e Fatmir Tarellarit. Ky i fundit vrau vëllain e gruas, Erjon Pelivani, pasi zbuloi se kunati i kishte përdhunuar të bijën për 9 vite.
Advertisements
Ndërkohë gruaja e 50-vjeçarit ka dalë në mbrojtje të të vëllait. Në një intervistë për median greke ERT ajo është pyetur nëse e beson faktin se i vëllai ka abuzuar me thjeshtrën e saj, ajo shprehet se nuk e beson.
Ndërsa e pyetur nëse do shkonte të takonte bashkëshortin e saj në paraburgim gruaja ka thënë se jo.
“Çfarëdo që është bërë, ka një ligj, ai nuk duhet t’i bënte këto gjëra. Së bashku kemi një vajzë që tani është 10 vjeç…”, tha njerka e 18-vjeçares për 50-vjeçaren që ka tre vajza nga një martesë e mëparshme.
“Nuk dija asgjë! Ai vuajti atë që pësoi vajza dhe e tha tani, na mbylli shtëpinë… Këtë krim që e bëri im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd… Kam duruar gjithë këto vjet, i rrita fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, tha ajo.
Së fundi, ajo tha për burrin e saj se nuk është person i mirë dhe se prej vitesh e kishte duruar. “Ai nuk është njeri i mirë. Ai gënjeu shumë, ishte ekspert në gënjeshtër. Unë që jetoja me të, e kuptova vonë… Ai nxehej kollaj, nuk ishte as baba i mirë, se i la fëmijët dhe doli për të gjuajtur derra. I thashë, por ai nuk më dëgjoi”, u shpreh gruaja.
Ndërkohë banorët e fshatit Argallasti flasin për një burrë “të qetë, punëtor dhe familjar”.
Në selinë e Bashkisë së Pelionit Jugor, në fshatin Argallasti, babai 50-vjeçar jetonte e punonte dhe mori në dorë ligjin, kur vajza i tregoi për torturimin e 33-vjeçarit.50-vjeçari cilësohet nga banorët si punëtor, i qetë, i sjellshëm dhe një baba i mirë që “nuk i ka munguar rroga e ditës për t’u kujdesur për familjen e madhe që ka krijuar nga dy martesat e tij”.
Banorët gjithashtu shprehen se pas humbjes së gruas së tij të parë ai është përpjekur për t’u kujdesur për tre vajzat e tij të mitura nga martesa e parë dhe për edukimin e tyre. Gjithashtu ai u kujdes e për familjen e re që krijoi pas vdekjes së gruas së parë.