Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, dëshmon ish-truproja i Berishës: Përmendej emri i Shullazit

by editor

Ai ka sqaruar para togave të zeza se pas letrës ka pasur kontakt me të në burg

Advertisements

Agron Kuliçaj, ish-truproja e Sali Berishës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka dëshmuar sot në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe të pandehurit e tjerë për vrasjen e Vajdin Lamaj e Klodian Saliut.

Advertisements

Kulicaj tha sot në gjyq se: “Në 2008 Luftar Reci me është drejtuar me një letër ku fliste për disa ngjarje të rënda në Dibër si trafik armësh dhe vrasjesh në Tiranë dhe Durrës”.

Ai ka sqaruar para togave të zeza se pas letrës ka pasur kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti.

“Nuk e kam intervistuar unë, sepse se kisha detyrë funksionale. Për rastin u informua prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama dhe cështja u kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda”, tha ai.

I pyetur nga Shullazi nëse e përmendtë emrin e tij në letër në lidhje me vrasjen e Vajdin Lamaj, Kulicaj u përgjigj; po e përmendte.

You may also like