Rrëfehet djali i Maradonës: Ma vranë babanë, e kam një ide se kush është fajtori

by editor

Italiano-argjentinasi Diego Armando Maradona Júnior, djali i legjendarit Maradona, siguroi se e vranë babanë e tij, sepse e braktisën në fatin e tij kur mund të bëhej diçka. Ai madje shtoi se e ka një ide kush mund të ketë qenë fajtor.

“Ka një hetim të hapur. Ne, fëmijët e tij, kemi shumë besim në drejtësinë argjentinase. Jam i bindur që kjo nuk duhet të përfundonte kështu. Ata vranë babanë tim. Nuk është detyra ime të them se kush e bëri këtë. Unë kam idenë time, por nuk mund ta them. E lanë në fatin e tij kur mund të bëhej diçka, – deklaroi ai në programin “Verrisimo”. – Kam bërë një premtim: deri në ditën e fundit të jetës sime do të luftoj për drejtësi”.

Advertisements

Djali i futbollistit historik, i lindur në Napoli (1986) si pasojë e një lidhjeje jashtëmartesore mes Diegos dhe Cristiana Sinagra, ka shpjeguar se si e ka përjetuar vdekjen e të atit: “Ndjenja e zbrazëtisë nuk do të largohet kurrë. Megjithatë, dashuria që të gjithë tregojnë për të na e lehtëson dhimbjen, të paktën pjesërisht.

Përpiqem t’i shoh gjërat nga ana pozitive, kam luftuar për një kohë të gjatë me nënën time dhe gjithë familjen për njohjen e atësisë dhe në fund kam pasur privilegjin të jem pranë tij dhe të kem një marrëdhënie normale me babain. Ishin katër vite shumë të bukura”.

Advertisements

Përveç kësaj pranoi se keqardhja e tij më e madhe ishte që Maradona nuk ishte në gjendje të takonte vajzën e tij dhe zbuloi se për këtë vazhdon të ndjejë shumë dhimbje: “Nuk e kam pranuar plotësisht vdekjen e tij. Nuk mendoj se do ta bëj ndonjëherë.

Në kohën kur babai isha i sëmurë, vetë isha shtruar në spital për Covid. Pra, nuk mund të shkoja në Argjentinë. Mora një mesazh nga një mik spanjoll, por nuk e kisha idenë për asgjë. Ndez televizorin dhe pashë që të gjithë ishin duke folur për vdekjen e tij. Pastaj gruaja ime më konfirmoi lajmin”.

Advertisements

You may also like