As epidemitë jo kaq! 10 të vetëvrarë vetëm në Lushnjë!

by editor

Shifrat sipas autoriteteve kanë qenë në rritje në të gjithë qarkun, ndërsa asnjë prej rasteve nuk është zbardhur nga ana e autoriteteve.

Advertisements

10 persona u vetëvranë vetëm në Lushnjë për vitin 2023.

Shifrat sipas autoriteteve kanë qenë në rritje në të gjithë qarkun, ndërsa asnjë prej rasteve nuk është zbardhur nga ana e autoriteteve.

Advertisements

Rritja e numrit të vetëvrasjeve në qarkun e Fierit është kthyer në një shqetësim. Por edhe pse shifrat janë tejet të larta për këtë fenomen, asnjë rast nuk është zbardhur nga ana e autoriteteve.

Vetëvrasjet më të shumta ndërmerren nga moshat e reja. Jorjeta Sinjari, psikologe ne bashkinë e Lushnjës shprehet se pavarësisht fushatave sensibilizuese që janë ndërmarrë shifrat vijojnë të jenë në rritje.

“Në moshën e adoleshencës e shohim që të rinjtë në ditë e sotme e shohin si një zgjidhje më të lehtë për të shkuar drejt kësaj rruge. Janë një kompleks arsyesh, probleme psikologjike që janë të rëndësishme, ekonomike ose sociale”, tha Jorjeta Sinjari.

Vetëm në Lushnjë u bënë 10 vetëvrasje gjatë vitit 2023.

You may also like