Pezullohen kazinotë online, Partia Socialiste shprehet pro basteve sportive, por kundër taksimit të fituesve

by editor

Mazhoranca është tërhequr nga propozimi që përveç basteve sportive, edhe kazinotë të zhvillohen online. Gjatë diskutimeve dje në Komisionin e Ekonomisë, kryetari Eduard Shalsi tha se ky propozim do të lihet mënjanë për momentin dhe se projektligji për lojërat e fatit online do të votohet duke përfshirë vetëm bastet sportive. “Ndërhyrja për ta bërë realitet diçka të tillë është e vështirë në një situatë të tillë me këto amendime.

Advertisements

Do të duhej të prekeshin disa nene dhe të qartësohej edhe më mirë procesi nëse do të hapnim udhën për kazinonë online. Unë nuk e kam fshehur idenë që për sa kohë ka një treg ilegal të kazinosë, duhet të jenë pjesë e ligjit. Nuk ka një dakordësi dhe edhe unë vetë, me shpjegimet që më janë dhënë për ndërhyrjet në ligj më duket e komplikuar ndaj propozimi është që një parashikim të tillë duhet ta kemi te riformulimi i ligjit të ri, që siç e theksova do të jetë për e-gaming. Nuk arritëm dakordësinë edhe me përfaqësues të Ministrisë së Financave në lidhje me kazinotë online”, tha ai.

Advertisements

Pas 4 muajsh diskutime në komisione, debati që vijon mes palëve është taksimi edhe i lojtarëve fitues. Deputeti Erion Braçe kërkon me ngulm që edhe kjo kategori të taksohet kur fiton në bastet sportive, por Ministria e Financave kundërshton duke argumentuar se një vendim i tillë do të nxiste informalitet. “Lojtarët fitues kanë qenë pa taksa dhe pa taksa mbeten në ligj. Mendoj që është e padrejtë, të rrish gjithë ditën e kuqe e zezë dhe në darkë të bësh analistin në televizione,

siç është njëri që është i famshëm shumë dhe të mos paguajë asnjë tatim ai për atë që fiton dhe brenda asaj studios ka njerëz profesionistë të lirë që ne kemi vendosur t’i taksojmë. Ne mbajmë të njëjtin argument si më parë, nuk parashikojmë të tatojmë këta individë sepse bëhet fjalë për një aktivitet tërësisht informal dhe qëllimi jonë është ta formalizojmë. Duke taksuar individin, mund të japë një hapësirë që të vijohet të luhet në informalitet”, deklaroi ai. Projektligji për lojërat e fatit pritet të votohet në fillim të javës së ardhshme në Komisionin e Ekonomisë, për të kaluar më pas për miratim në seancën plenare të 8 shkurtit.

You may also like