Viti që lamë pas ishte më i ngrohti, sipas të dhënave globale të temperaturës, të regjistruara nga viti 1850. Ky dhe shumë tregues të tjerë kanë ngritur shqetësimin se po ecim në një terren të rrezikshëm, ku pasojat do të janë të mëdha, ndaj vëmendja është te masat lokale për të zbutur efektet.
Advertisements
Po Shqipëria, a është sot gati?
Advertisements
Institucionet përgjegjëse për emergjencat raportojnë se kuadri ligjor është i finalizuar, ndërkohë që investimet janë orientuar në zbutjen e efekteve në rastet e fatkeqësive.
Ministria e Bujqësisë pranon se ndryshimet klimatike do të ndikojnë negativisht disa kultura, por ende nuk mund të flitet për ndryshime të hartës së produkteve. Për herë të parë, edhe Banka e Shqipërisë publikoi një strategji për rreziqet financiare të lidhura me ndryshimet klimatike dhe sektorë që ekspozojnë bankat. Teksa efektet e ndryshimeve klimatike janë këtu, Shqipëria ende ka punë para për të qenë gati.
Viti 2023 u konfirmua si viti më i ngrohtë kalendarik sipas të dhënave globale të temperaturës që nisin nga 1850. Ky vit kishte një temperaturë mesatare globale prej 14.98 gradë celsius apo 0.17 gradë më shumë se viti tjetër me vlerën më të lartë, që është 2016.
Temperaturat në Europë ishin mbi mesataren për 11 muaj gjatë vitit 2023 dhe shtatori ishte muaji më i ngrohtë në histori. Këta janë disa nga treguesit që Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus, komponenti i vëzhgimit të Tokës i programit Hapësinor të Bashkimit Europian, publikoi në ditët e para të janarit.
Alarmi se ky nuk është viti i fundit me këta tregues, por viti i parë në një terren të rrezikshëm, e ka kthyer vëmendjen dhe nevojën për reflektim mbi ndryshimet klimatike në kryefjalë të institucioneve ndërkombëtare.
Shqipëria, ashtu si një pjesë e mirë vendeve u prek vitin e shkuar nga valë të të nxehtit me temperatura të larta, duke bërë të qartë se ashtu si të gjithë, do të vuajmë pasojat. Treguesit e ndryshimeve klimatike kanë nisur të manifestohen më herët në vendin tonë edhe në reshjet mesatare vjetore të shiut, intensitetin e tyre apo praninë e mungesën e dëborës.
Në aspektin e ngushtë, vendet po reflektojnë me masa mbi zbutjen e rreziqeve që vijnë nga ndryshimet klimatike, teksa në rang ndërkombëtar janë bashkuar në nisma ku rezultatet e arritura mbeten në pikëpyetje.
A është gati sot Shqipëria për t’u përballur me rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike? Cilët janë sektorët që preken dhe masat që mund të merren për të zbutur efektet?
Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën dhe objektivat
Në vitin 2021, qeveria miratoi një Plan të posaçëm për Energjinë dhe Klimën, që parashtron rrugën deri në vitin 2030. Fokusi më kyç në këtë dokument duket se lidhet më shumë me energjinë dhe arritjen e objektivit të sigurisë së furnizimit sesa me elemente të klimës, por sigurisht disa masa kanë ndikim edhe në atë aspekt siç është përdorimi i lëndëve djegëse fosile.
Plani parasheh rritjen e investimeve në energjinë diellore, zgjerimin e kapaciteteve “hidro”, përdorimin e zgjeruar të gazit, për të cilin, deri më tani, edhe pse projektet janë të shumta praktikisht, nuk ka asnjë element konkret.
Subvencionimi në funksion të uljes së dekabonizimit të lidhura me sektorë si transporti, ku ka një përpjekje drejt linjave të gjelbra si dhe masa në sektorin e bujqësisë.
Në vetvete, objektivat kombëtare, plani i ka përmbledhur në pesë dimensione. Së pari është dekarbonizimi, së dyti eficienca e energjisë, së treti siguria e energjisë, së katërti tregut i brendshëm i energjisë dhe së pesti, ai i kërkimit, novacionit dhe konkurrueshmërisë.
Për çështjen e energjisë dhe klimës është në funksion një grup ndërministror që koordinon masat dhe ku raportohet mbi ecurinë.
1850 kanë ndodhur në dekadën 2011-2020. Nga viti 1980-2020, temperatura mesatare vjetore e zonës së Tiranës është rritur me pothuaj 2?.
Të dhënat historike të 30 viteve të fundit tregojnë rritje të numrit të ditëve me temperatura mbi 35?, dhe të netëve me temperatura mbi 20?.
Pranverat e nxehta pritet të kenë efekte negative në rendimente sidomos gjatë verës ose gjatë pranverës në kulturën e ullirit” nënvizon Ministria. Në kushtet kur temperaturat e larta apo fenomene të tjera të lidhura me ndryshimet klimatike nuk mund të ndalohen, Ministria e Bujqësisë e ka vendosur fokusin te një sërë masash ku së pari një projekt që po mbështetet nga Banka Botërore
“Kemi diskutuar dhe po vëmë në zbatim me Bankën Botërore një komponent të veçantë me vlerë prej 29 milionë eurosh i cili i drejtohet pikërisht zvogëlimit të efekteve të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së efektivitetit të përdorimit të burimeve ujore në të gjithë vendin.
Kështu së bashku me Bankën Botërore do të ndërtojmë për herë të parë Platformën dixhitale për Bujqësinë inteligjente për klimën.
Kjo platformë grumbullon informacione për llojin e tokës, të dhëna hidrometeorologjike, praktikat bujqësore (përdorimi i plehëruesve, pesticideve, ujitjen etj.) dhe synon drejtimin e fermerëve në praktika më të qëndrueshme bujqësore”, – pohon MBZHR.
Parashikohet gjithashtu ndërhyrja në 12 mijë e 300 ha në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit dhe do të integrojmë inovacione teknologjike me energji të rinovueshme, duke ulur gjurmën karbon të bujqësisë.
Një tjetër zhvillim është ai i kalimit në furnizimin me energji diellore për rreth 1/3 e nevojave të hidrovorëve, duke instaluar 27 paneleve diellore, me fuqi të instaluar 2000 kWp, prodhim energjetik vjetor 2740 mWh.
“Në kuadër të granteve të WBIF (Western Balkans Investment Framework) po realizojmë studimin e fizibilitetit për përmirësimin e mbrojtjes nga përmbytja në lumenjtë Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosa, për të përcaktuar me anë të projekteve specifike masat që do të merren në secilin prej rasteve. Së shpejti, do të fillojmë një analizë të sigurisë së digave të rezervuarëve me një studim parafizibiliteti për rreth 430 diga”, – nënvizon Ministria.
Ndryshimet klimatike rrezikojnë infrastrukturën, Shqipëria 147 milionë USD dëme në vit
Dëmet mesatare vjetore në infrastrukturë që vijnë nga fatkeqësitë natyrore po bëhen gjithmonë e më shqetësuese.
Një dokument i qeverisë vlerëson se vlera mesatare është 147 milionë dollarë dhe këtu bëjnë pjesë përmbytjet, tërmetet apo rrëshqitjet që prekin rrjetin rrugor dhe urat, por pjesën kryesore e mbajnë të parat.
“Infrastruktura rrugore dhe e urave të Shqipërisë është e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore, kryesisht përmbytjet dhe tërmetet. Dëmet mesatare vjetore vlerësohen në 147 milionë dollarë në vit, me një ngjarje katastrofë, për shembull siç është një tërmet 1 në 100 vjet, për shembull, duke shkaktuar më shumë se 2 miliardë dollarë dëme.
Përmbytjet lumore janë një rrezik i madh natyror në rrjetin rrugor primar në Shqipëri dhe përbëjnë 84 për qind të totalit të AED (dëmit mesatar vjetor), krahasuar me 11 për qind nga rrëshqitjet e dheut dhe 5 për qind nga tërmetet”, vlerësojnë institucionet shqiptare.
Disa arterie kryesore në infrastrukturë janë të prekura vazhdimisht nga përmbytjet dhe rëndësia e tyre ekonomike e bën dëmin edhe më të madh në raste bllokimesh. Dy janë rrugët kryesore që dokumentet përmendin dhe janë pjesë e korridorit 4 dhe 5.
“Nën rrjetin strategjik, Korridori 4 (Tiranë-Durrës) dhe Korridori 5 Durrës-Vlora, janë rrugët më kritike në Shqipëri. Këto korridore janë edhe tani të prekshme ndaj ngjarjeve të përmbytjeve dhe dëmi vjetor mund të jetë rreth 13 milionë euro, për shkak të vëllimit të madh të trafikut dhe rëndësisë ekonomike të këtyre korridoreve dhe pritet të rritet sipas skenarëve të ndryshëm të ndryshimeve klimatike.
Duke marrë parasysh të gjithë rrjetin rrugor kombëtar, urat dhe kanalet janë infrastruktura kyçe, që janë më të cenueshmet dhe elementet më të ekspozuara vlerësohet një dëm mesatar vjetor prej 18.7 milionë euro”, – thuhet në dokument.
ARRSH nënvizonte në një përmbledhje të projektit të urave që po zbatohet me ndihmën e Bankës Botërore se ekziston një nevojë e qartë dhe urgjente për të rritur qëndrueshmërinë e infrastrukturës rrugore të Shqipërisë ndaj klimës, ndryshimet dhe fatkeqësitë natyrore (p.sh., tërmetet, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, stuhitë e forta të erës, etj.).
Ndryshimet klimatike, strategjia e BSH: Gjashtë sektorë që ekspozojnë bankat
Rëndësia që ka marrë çështja e ndryshimeve klimatike nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së Bankës së Shqipërisë. Pak muaj më parë, ky institucion paraqiti atë që u quajt “Strategjia – Plan veprimi – Për administrimin dhe mbikëqyrjen e rreziqeve financiare të lidhura me klimën në sektorin financiar”. Në këtë dokument, banka analizon rreziqet financiare të lidhura me klimën, duke parë në detaj kanalet përmes të cilave transmetohet ky rrezik.
“Bankat janë të ekspozuara ndaj rreziqeve financiare të lidhura me klimën, nëpërmjet dy kanaleve kryesore, rreziqeve fizike dhe rreziqeve të tranzicionit.
Rreziqet fizike burojnë drejtpërdrejt nga ndryshimet klimatike, ndërsa rreziqet e tranzicionit lindin nga reagimi – nga politikëbërësit, novatorët ose konsumatorët – për të parandaluar dhe/ose për të luftuar ndryshimet klimatike”, – thuhet në dokument.
Banka nënvizon se rreziqet fizike do të rriten, si në intensitet edhe në frekuencë, në Shqipëri gjatë viteve në vazhdim. Prandaj, sipas saj, identifikimi, matja dhe monitorimi i këtyre rreziqeve nga institucionet financiare do të jetë një aktivitet i pashmangshëm në vitet në vijim dhe për rrjedhojë, edhe përfshirja e tyre në veprimet e Bankës së Shqipërisë.
Por cilët janë sektorët që mund të preken nga ndryshimet klimatike e për rrjedhojë, kjo të transmetohet në efekt zinxhir edhe në sektorë të tjerë të lidhur me to?
Duke vërejtur profilin mjedisor dhe ekonomik të Shqipërisë, dhe projektimet, të cilat shfaqin një rrezik të shtuar të shpeshtësisë, intensitetit dhe paparashikueshmërisë së dëmeve natyrore dhe hidrometeorologjike (të tilla si: furtuna, përmbytje, valë të të nxehtit, zjarre), në Shqipëri identifikohen disa rreziqe ekonomike.
Këto rreziqe janë më së shumti të lidhura me ndikimin që kanë ndryshimet klimatike në sektorin bujqësor, energjetik, menaxhimin e burimeve ujore, transport dhe zonat bregdetare. Rreziku klimatik ka
gjasa të ushtrojë trysni edhe mbi shëndetin dhe rrjetet e mbrojtjes sociale”, – thuhet në strategji. Duke u ndalur më në detaj banka nënvizon se nga gjashtë sektorë, ai që ka ekspozim më të lartë në sektorin bankar është ndërtimi.
“Sektori i vetëm me ekspozimin më të konsiderueshëm për bankat shqiptare ndaj rrezikut tranzitor është sektori i “Ndërtimit” që përfshin ndërtesa për banim dhe biznes, aktivitetet qiradhënëse dhe pronat e patundshme. Pesha në ekspozimin total është rreth 15-19%, me një trend në rritje në kohë”, – vlerëson BSH.
Ndërkohë Industria nxjerrëse dhe përpunuese kanë një peshë 14-19% me një tendencë në rënie. Ekspozimi i “Bujqësisë”, që konsiderohet të jetë tepër i ndjeshëm ndaj klimës, është nën 2% dhe i qëndrueshëm në periudhën kohore të vrojtuar.
Një tjetër sektor me ndjeshmëri të lartë ndaj klimës, sektori i “Transportit” është rreth 2-3% dhe i qëndrueshëm në periudhën kohore të vrojtuar.
Plani i BSH për vlerësimin e rreziqeve
Duke pasur parasysh ndjeshmërinë që sjell tema e ndryshimeve klimatike, Banka e Shqipërisë ka reflektuar në strategjinë e saj disa nga masat që parashikon të marrë në këtë drejtim.
Të tilla janë nga ngritja e kapaciteteve brenda bankës sa i takon aspektit modelues dhe analitik e deri te vlerësimi dhe matja e riskut apo përgatitja e një metodologjie për një vlerësim nga lart-poshtë të rreziqeve tranzitore.
Po kështu, BSH parashikon që pas përgatitjes së një metodologjie të provës së rezistencës për vlerësimin e rreziqeve tranzitore, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024, Departamenti i Stabilitetit Financiar do të kryejë testin e parë nga lart-poshtë të provës së rezistencës për vlerësimin e rreziqeve tranzitore.
Në vazhdim të kësaj, sipas planit të veprimit, gjysma e dytë e vitit 2025 do t’i kushtohet provës së parë të rezistencës të rrezikut fizik, i cilido të ndihmojë në ekzaminimin e metodologjisë dhe dhënien e rezultateve të para sasiore për efektet e rreziqeve fizike në sektorin bankar.
Sa u takon bankave të nivelit të dytë dokumenti nënvizon se Departamenti i Mbikëqyrjes do të angazhohet në nxjerrjen e një udhëzuesi me pritshmëri rregullatore për rrezikun klimatik, me qëllim që të nxisë bankat të përfshijnë rreziqet klimatike në kuadrin e tyre të menaxhimit/administrimit të rrezikut.
“Ky udhëzues duhet të jetë i bazuar në parime dhe jo i detyrueshëm për bankat, dhe do të shërbejë si bazë për dialogun mbikëqyrës.
Ai do të rrisë ndërgjegjësimin e bankave në lidhje me rrezikun klimatik dhe do të vendosë disa pritshmëri se si bankat duhet të integrojnë rreziqet klimatike në kuadrin e përgjithshëm të administrimit të rrezikut, nën kuadrin aktual të kujdesit”, – thuhet në dokument.