“Kujdes kur tradhëtoni”, avokatja e njohur ngre alarmin: Lehtësisht e vërtetueshme, do iu hetohen edhe lidhjet jashtë Shqipërisë

by editor

Avokatja Dorina Prethi është shprehur se me ligjin e ri që pritet të hyjë në fuqi, Policia do të hetojë edhe marrëdhëniet e paligjshme jashtë territorit të Shqipërisë.

Advertisements

Prethi tha se është lehtësisht e vërtetueshme që Policia të zbulojë tradhëtitë bashkëshortore edhe jashtë vendit.

Advertisements

Ajo shtoi se personat që do të dënohen, do e kryejnë dënimin në Shqipëri, pavarësisht se ku ndodhen.

“Mendoj që ligjet të paktën mbrojnë fuqishëm këto skandalet e mëdha, të paktën të na lënë pa skandale. Një tjetër çështje që prek është edhe emigracioni.

Sa emigrantë ke që vazhdojnë lidhje dhe kjo e parashikon që ky ligj do të prekë edhe personat që njërën lidhje e kanë jashtë territorit të Shqipërisë.

Është lehtësisht e vërtetueshme, sepse sot ke të dhënat bankare, adresën e shtëpisë, etj. Nuk është e vështirë për t’u zbuluar. Ideja është këtu, që ne nuk e lejojmë… Ai thirret dhe dënimi realizohet këtu”, tha avokatja.

You may also like