Çifti shumë pranë puthjes së parë, çfarë ndodhi mbrëmë mes Sarës dhe Bardhit: Mos u tremb! E provojmë prapë…

by editor

Çifti i “BBVA”, Sara dhe Bardhi duket se po shijojnë çdo ditë e më shumë çaste romantike mes njëri-tjetrit.

Advertisements

Së fundmi ata janë parë shumë të afërt duke provokuar njëri-tjetrin se kush nga ata do të ishte më i guximshmi të jepte puthjen i pari.

Advertisements

Nga njëra anë Bardhi që i thotë Sarës që ka frikë se ai mund ta puthë dhe Sara që e quan reperin të pa guximshëm.

Gjatë mbrëmjes së djeshme Bardhi dhe Sara të dy të shtrirë në shtrat, kanë folur në lidhje me marrëdhënien e tyre brenda në shtëpinë e Big Brother.

Sara shprehet se në fillmi ajo nuk e ka pëlqyer aspak Bardhin, por tani që e njohu më shumë, ka një pëlqim për të. Ndërsa Bardhi i cili duket se ka rënë “kokë e këmbë” brenda me Sarën, shprehet se po shijon çdo moment me të.

Bardhi: Të përdornin për të më dobësuar mua. A të pëlqen Bardhi ty? Joo thoshe ti.

Sara: Po nuk më pëlqeje, çfarë të bëj unë. Nuk më pëlqeje sepse nuk të kisha njohur, pse të të gënjej kot, dy muhabete kishim bërë.

Bardhi: Jo ishim duke ndenjur.

Sara: Po unë kam ndenjur edhe me Meritonin, po nuk më ka pëlqyer.

Bardhi: Po mua më pëlqen?

Sara: Pasi të kam njohur, pak.

Bardhi: Po shijoj çdo gjë me ty, çdo moment.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b6245a73-2532-4fd9-afc3-fdef1a6b5af5

You may also like