“Dikush fshihet pas goditjes…”, Apeli e la në burg, del dëshmia e Dervish Hasit në gjyq

by editor

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për mjekun Dervish Hasi, ndaj të cilit akuzohet për pornografi dhe trafikim të të miturve.

Advertisements

Në fjalën e tij përpara togave të zeza mjeku mohoi sërish akuzat dhe shtoi se po goditet nga dikush për shkak se ai është nga mjekët më të mirë në vend.

“Pas kësaj që më ka ndodhur mua fshihet dikush sepse unë jam një nga mjekët më të mirë”, tha Hasi.
Nga ana tjetër avokati Ndue Pjetra, deklaroi se për sa kohë ligji nuk i ndalon disa martesa atëherë nuk ka vepër penale.

Advertisements

Për sa kohë s’ka ligj që i ndalon disa martesa s’ka vepër penale, kur të dalë ligji mund të kishte diskutim. Plus që video që pretendohet nuk është publikuar askund”, deklaroi avokati.

Hasi dyshohet se ka abuzuar me një të mitur 16 vjeçare prej 2 vitesh ndërsa akuza e pornografisë është shtuar pas materialeve që janë gjetur në celularin e mjekut i cili është pezulluar menjëherë nga detyra në repartin e kardiologjisë në QSUT ndërsa ai ka punuar edhe në spitale të njohura private në kryeqytet.

Mjeku mësohet se bashkëjetonte me 3 gra edhe pse kishte vetëm një celebrim, marrdhënie prej të cilave kishte disa fëmijë, ndërsa të miturën e prezantonte si bashkëshorten e 4-të.

Advertisements

You may also like