Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ku me shtysën e Ledionit dhuruan puthjen e parë, qetësia e çiftit të sapoformuar Bardhi dhe Sara u prish nga hyrja e këngëtarit Endrik Beba.
Advertisements
Ky i fundit ka pasur një lidhje disa vite më parë më Sarën, gjë për të cilën u shpreh edhe në klipin prezantues.Por megjithatë, Sara ka vendosur që të puthë sërish Bardhin, për t’i treguar në njëfarë mënyre se marrëdhënia e tyre është e konsoliduar. Këngëtari ka kërkuar që puthja nga Sara të mos ishte e sforcuar, dhe të mos dukej se po e bënin kastile për të marrë vëmendjen e banorëve të tjerë.
Advertisements
Bardhi i kërkoi Sarës që ajo të mos ndërhynte nëse do të kishte ndonjë përplasje me Bebën.