Ndodh në Shqipëri/ Pronari i shtëpisë kap hajdutin duke vjedhur dhe e mban të bllokuar, policia e liron pas 1 ore

by editor

Julian Shehu është një qytetar nga Lushnja, i cili jeton dhe punon prej 5 vitesh në Gjermani. Por kur mësoi se shtëpinë e prindërve dhe të motrës, që ndodhen në të njëjtin oborr, i kishin vjedhur, u kthye nga urgjencë drejt Lushnjes. Juliani thotë se i janë vjedhur sende me vlerë 13 milionë Lekë të vjetra në total në të dyja shtëpitë. Këtë ngjarje, Juliani e denoncoi në emisionin Stop në Tv Klan, ku tregoi edhe absurditetin me punën e Policisë së Lushnjes.

Advertisements

Denoncuesi Julian Shehu: Kemi 3 shtëpi këtu dhe kapa hajdutin brenda. E dorëzova në polici dhe policia e la të lirë pas 1 ore. Është e pabesueshme, por e dorëzova vetë përsëri me dorën time, edhe pas 1 ore e lanë të lirë. Ne jetojmë në Gjermani, kemi lënë njerëzit tanë këtu për të parë pemët, territorin, pak e shumë si është, dhe na lajmëruan që nga Dhjetori deri më sot po shqyhen shtëpitë pak nga pak, janë shqyer që të dyja shtëpitë e banueshme. Kanë marrë shumë gjëra brenda. Kanë marrë televizorin, pjesë të ndërtimit, 2 vinça, kanë marrë gjeneratorë, kanë marrë vidatora, kanë marrë të gjitha pjesë e ndërtimit që unë punoja. Te banesa e motrës kanë marrë televizorët, kanë marrë orenditë, çfarë ka pasur motra varse gjëra i kanë marrë të gjitha këto. Kanë prerë dritat dhe kanë marrë komplet instalimet elektrike në të gjithë shtëpinë. Janë marrë kanatet e kësaj dritareje, xhamat. Kanë lënë vetëm 2 dritaret përpara shtëpisë për të mos u kuptuar dhe kishin mbyllur perdet që të punonin rehat. Lavatriçen kanë tentuar ta marrin. Nuk kam prekur asgjë, e kam lënë në dorë të policisë, më thanë që do vijmë të marrim shenjat e gishtave, nuk erdhën, erdhën vetëm tek shtëpia përballë. Kanë marrë dhe disa rroba të fëmijës së vogël. Kushtojnë rreth 5 milionë Lekë dëmet që janë bërë këtu në shtëpi. Në total e gjithë vlera e dëmit shkon rreth 13 milionë Lekë të vjetra.

Advertisements

Për ngjarjen e njoftua nga kushërinjtë e tij, të cilët kujdeseshin për oborrin që lidh 3 banesat e familjes së tij. Sapo u kthye nga Gjermani, shkoi në shtëpinë e tij në Lushnje në lagjen “18 Tetori” dhe aty arriti ta kapë në flagrancë njërin prej grabitësve dhe e mbajti të mbërthyer, derisa erdhi policia pas 30 minutash.

Denoncuesi Julian Shehu: Në kohën që po vadiste pemët mbrapa shtëpive, shikon që dritaret ishin shqyer, na lajmëron në telefon. Unë direkt vij nga Gjermania në orën 03:00 të mëngjesit. Shkoj në orën 06:00 të mëngjesit bëj denoncimin në polici. Shkoj diku për të ngrënë bukë dhe në orën 04:00 arrij këtu në shtëpi prapë. Dëgjova disa zhurma. Për pak u dëgjuan disa thyerje xhamash. Aty erdha me vrap te shtëpia dhe kapa hajdutin brenda. Sapo hyj dhe e bllokoj direkt personin në fjalë dhe po e mbaja fort dhe lajmërova policinë deri sa erdhi e morën. Rreth gjysmë ore kam qenë duke e mbajtur këtu që mos më ikte me vrap.

Grabitësi rezultoi të ishte shtetasi me iniciale M. G., 34 vjec nga Plugu, që i përket komuniteti rom. Ky i fundit sapo kishte dale nga burgu, njihej si përdorues droge, dhe pranoi se kishte vjedhur shtëpitë, bashkë me një tjetër të njohur si Pupe. Por policia e la të lirë pas një ore.

Denoncuesi Julian Shehu: Hajduti është nga fshati Plug i Lushnjes. Quhej M. G., rreth të 30-ve, i përkiste komunitetit rom. Më tha, të lutem kam 2 fëmijë, jam i martuar, tani kam dalë nga burgu, të lutem më lësho mos më denonco. Të gjitha gjërat i ka marrë ai djali që iku para 10 minutash, i thonë Pupe. Unë kisha njoftuar SPZ-në Besnik Kadiu, erdhën 3 oficerë edhe një shef i krimeve që unë nuk e njoh. Çfarë më tha mua se çfarë kishte bërë, ja tha dhe atyre në syrin tim, e pranoi, u kap me disa sende të tjera kur ata e kontrolluan. Kishte drogë e gjëra. U shoqërua në komisariat. I izoluar qëndroi rreth 1 orë dhe unë shkoj për të marrë një bukë. E shikoj M.G., me një djalë tjetër dhe i pyes, po unë ju dorëzova në polici. Dhe më tha merru me policinë jo me neve. Drejtohem në polici dhe lajmëroj oficerët që ja u kisha dorëzuar hajdutin. Është loja jonë më thanë, dimë ne si veprojmë. Unë fle natën dhe ai të vijë të më vrasi, u them, sepse është i lirë dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Dua drejtësi, gjërat e mia ku kanë shkuar. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë lënë të lirë.

Julian Shehu kërkon kthimin e sendeve dhe orendive shtëpiake ose kompensimin e vlerës të dëmit dhe arrestimin e autorëve të vjedhjeve./ Tv Klan

You may also like