Shishe të thyera dhe njolla gjaku brenda e jashtë banesës, çfarë u gjet në dhomën e 81-vjeçarit! Ende mister se si u dhunua i moshuari

by editor

Shishe të thyera brenda dhomës dhe njolla gjaku janë gjetur nga uniformat blu brenda e jashtë banesës së 81-vjeçarit, i cili është dhunuar ditën e sotme në rrethana ende të paqarta.

Advertisements

Policia ka dyshimet se një person ka qenë me të brenda banesën në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës kur ka ndodhur ngjarja.

Advertisements

81-vjeçari Gaqo Tili ka shkuar në spital me shenja dhune dhe dyshohet se është goditur me sende të forta. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Në vendngjarje gjithashtu jashtë banesës janë gjetur gjurmë gjaku që dyshohet se janë të autorit.

Në zonë janë vendosur perimetra sigurie dhe po kryhen kontrolle, si edhe janë mbledhur kamerat e sigurisë në te gjithë zonën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë.

Menjëherë në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit.

Për këtë ngjarje pas sqarimit të të gjitha rrethanave të mekanizmit dhe motiveve do të kemi një njoftim të plotë.

You may also like