Berisha nxjerr videon ku dëmtohen kamerat: Policia bashkëpuntore në vrasjen e ekonomistit në Kurbin

by editor

Sali Berisha ka postuar një mesazh të një qytetari që jep detaje nga vrasjen e djeshme në Kurbin.

Advertisements

Berisha shkruan në tekstin shoqërues të mesazhit se policia ka qenë bashkëpunëtore në vrasjen e djeshme në Kurbin.

Advertisements

“Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes”, shkruan kreu i PD.

Postimi i plotë

Policia bashkëpuntorë në vrasjen e djeshme në Kurbin.

Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes.

Lexoni dëshmitë.

-Përshendetje dr po ju njoftoj për detaje të reja që kanë dalë lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas burimeve tona nga Kurbini bëhet me dije se autoret kanë hyrë në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi të veshur me uniforma policie. Autorët i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia. Autorët e krimit dyshohet se kanë qënë rreth 8 persona të veshur me uniforma policie.

https://www.facebook.com/watch/?v=1527413988048027Autorët kanë qënë me dy makina Range Rover si dhe një Mercedez Benz. Për të arritur deri në atentatin e sotëm atentorët dyshohet se kanë paaur edhe ndihmën e shefit të policisë së Kurbin, Shkëlzen Metushi. Metushi disa ditë më parë ka shkuar në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi duke bërë kontrolle të befasishme si formë presioni.

Shkëlzen Metushi dyshohet se i ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat që kishte vendosur biznesmeni Gjeloshi në fshtatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe. Heqja e kamerave nga Shkëlzen Metushi është një ndihmë e fortë që Metushi i ka dhënë atentatorëve. Bashkëpunimi i policisë, më saktë i shefit Shkëlzen Metushi me krimin në Kurbin çoi sot në ngjarjen e rëndë ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos brenda në biznesin e tij pohojnë burimet nga vendngjarja.

Kjo video tregon sesi shefi i policise kurbin Shkelzen Metushi thyen kamerat nga banesa e biznesmenit Ardjan Gjeloshi qe u plagos diten e djeshme ne Laç. Shefi Shkelzen Metushi eshte ushtar i Ben Qimes se Fierit. Dhe per llogari te bandave ben terror ne Laç. Edhe në zgjedhjet e 14 Majit ky Shkelzen Metushi ka kërcënuar demokratët.

******

– Mirëdita Dr po ju shkruaj në lidhje me vrasjen e shtetasit Selman Mehana dhe plagosjen e shtetasit Ardian Gjeloshit pronar i një pike inertesh me date 10 – 02 – 2024 ne fshati Gurëz të Bashkisë Kurbin, informacionet jane se autorët kanë qenë të veshur me uniforma policie dhe janë prezantuar tek sherbimet e rojës të biznesit si punonjës policie, ka informacione se dy ditë para bizesmenit Ardian Gjeloshi i ka shkuar një letër nga Policia e Kurbinit që është objekt i verifikimit pasuror, si dhe banorët e zonës akuzojne shefin e Komesariatit të Kurbinit se dy ditë para ngjarjes janë hequr kamerat të sigurisë të vendosura në fshatin Fushë Kuqë dhe Gurrës. Këto janë arsyet qe akuzojnë Policinë e Kurbinit.

You may also like