Muajt e fundit në Shqipëri rrjetet sociale janë kthyer në shkaktar të vetëvrasjeve.
Advertisements
Rasti i fundit është i një 27-vjeçarje ku pas publikimit të një fotoje intime në Tik-Tok i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga tarraca e katit të 4 të kësaj banese.
Advertisements
Si fillim nga policia e Tiranës u raportua se e reja kishte rënë nga lartësia, por pas dëshmive të familjarëve dhe kqyrjes së telefonit të saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë zbardhur ngjarjen.
Pas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor, policia arrestoi Altin Çokun, i cili akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e Sibela Abedinit pas publikimit të fotos.
Tezja e të ndjerës akuzon Altin Çokun se e ka vrarë, pasi sipas saj mbesa nuk është vetëvrarë.
39-vjeçari pretendon se nuk e ka shpërndarë ai foton, por shoku i tij.
27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë, por së fundmi kishte probleme me bashkëshortin dhe prej një muaj qëndronte tek familja e saj në Kamëz.
Tezja e të ndjerës akuzoi 39-vjeçaren për vrasjen dhe zbuloi se ajo ka punuar si pastruese në banesën e 39-vjeçarit, Altin Çoku.