Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 27-vjeçari Christian Sodano, efektiv i policisë ekonomike italiane, ka vrarë nënën dhe motrën e ish-partneres së tij, e cila ka mundur të shpëtojë pasi vrapoi dhe u mbyll në tualetin e banesës ku ndodhi masakra.
Advertisements
Gjithçka ndodhi pranë qytetit Latina, rreth 70 kilometra në jug të Romës.
Advertisements
Polici ka shkuar vonë pasdite në shtëpinë e 22-vjeçares Desiree dhe ka nisur të debatojë me të.
Motra dhe nëna e saj, e mbrojtën atë dhe papritmas burri nxori një armë dhe filloi të qëllonte.
Autori nuk e ka pranuar ndarjen me ish-partneren e tij.
Ai u arrestua pak më vonë pranë shtëpisë së të afërmve të tij.
Për një rastësi tragjike, zona në të cilën ndodhi vrasja e dyfishtë quhet San Valentino, që do të thotë Shën Valentin.