“Jep portin e Durrësit me një vlerë mbi 3 mld euro”, ish-zyrtari i PD akuza të forta ndaj Ramës: Po tjetërson pronat shqiptare dhe…

by editor

Ish-kryetari i degës së PD në qytetin e Durrësit Igli Cara, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se marrëveshja për Portin e Durrësit është në dëm të interesave të shqiptarëve dhe asnjë tender nuk mund të jepet pa garë.

Advertisements

Ai tha se u shkel marrëveshja e stabilizim asocimit me BE dhe se shkeljet janë të hapura ndërsa bëri të ditur se PD ka kaluar në kallëzim penal në SPAK.

Advertisements

Sipas tij pala shqiptare jep portin me një vlerë mbi 3 mld euro ndërsa theksoi se 5.3 mld euro vihen në dispozicion të mikut të Ramës Alabar.

“Në fakt konferenca e djeshme ishte një veprim i duhur për mega-aferën e Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Të kthehemi pak në kohë indicien e ka pasur në atë që ne e quajtëm darka e Nusretit dhe u konkretizua kur u ratifikua marrëveshja me emiratet. Ky ratifikim dhe kjo marrëveshje dihet çfarë ndodhi më pas nuk janë në interes të shqiptarëve. Neni 6 ku thuhet se Alabar merr portin e Durrësit pa garë ku në fakt asgjë s’mund të jepet pa garë. Dhe nëse i referohemi ligjërisht nuk mund të shkelet kushtetuta dhe marrëveshja e stabilizim asocimit dhe kushtetuta është e para ligj në Shqipëri dhe më pas marrëveshjet e ratifikuara dhe pastaj vijnë ligjet e tjera të parlamentit dhe qeverisë.

Kjo është në aspektin juridik, por mjafton të dish të lexosh se kjo përplasje e këtyre dy shtyllave të kushtetutës e hedh poshtë por çuditërisht kushtetuesja duke mos dashur të thotë se prevalon ligji qeverisë mbi këtë marrëveshje nxjerr atë të parlamentit. Argumenti që ka përdorur kushtetuesja nuk qëndron. PD tani ka bërë jo vetëm për marrëveshjen por ka shkuar dhe më tej ka bërë kallëzim penal në SPAK se shkeljet janë të hapura. Kjo është një aferë, vjedhja më e madhe vjedhja rekord e Shqipërisë.

Përveç aspektit juridik që është shkelur, pala shqiptare jep asetin, pronën më të madhe të shqiptarëve që shkon mbi 3 mld euro, vazhdojmë paguajmë detyrimet e investimeve të Durrësit, nxjerrim të papunë mijëra punonjës që kanë lidhje me aktivitetin e Durrësit. Shpenzimet për portin e ri të Durrësit thuhet se shkojnë nga 1.5-2 mld euro që do i paguajnë vetë shqiptarët. Nëse ju kujtohet u tha në fillim nga Balluku se investimi për portin e Durrësit do të kryhet nga një kredi, pra nëse do themi se kushton 1.5 mld euro duhen 300 vite jete për tu rikthyer investimi. U tërhoqën nga kjo dhe më vonë kaluan në partneritet publik- privat.

Dhe tani do e financojë të tërën shteti shqiptar. Shkelën taksat e bashkisë së Durrësit, i falën nuk u paguan nga Alabar pra një vlerë 3.5 mld euro të cilat pala shqiptare vë në dispozicion. Alabar ka vetëm 160 mln euro që i bie 80 mln euro kredi dhe 80 të vetat. Dhe kur sheh se 67% janë përftime të Alabar dhe 33% pala shqiptare që i merr pas 20 vitesh është e pabesueshme se deri ku kanë arritur.”

I pyetur nëse aktualisht kanë nisur punimet për portin dhe si po vijon shitja e apartamenteve, Cara tha se ato kanë bërë kontrata pa nisur puna, kontrata në ajër pa nisur punimet.

“Ka një pjesë të punimeve që kanë hyrë në det duke dashur të bëjnë një plazh më tepër reklam. Ajo është një zonë problematike dhe për ndërtime sepse ajo zonë kur janë ndërtuar kalatat nuk ka taban dhe ato qëndrojnë me anë të forcës së ndërtimit. Në këtë moment ata kanë nisur punimet për të vijuar me shitjet e tyre me 1500 euro metri, por flitet se kanë kaluar në 3 mijë euro metri.

Ky investim është investim i blerësve. Aty kemi dy kompani në arbitrazh dhe këto janë para që do paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.5.3 mld euro është humbja dhe përllogarite se sa u bie çdo shqiptari të paguajnë dhe që shkojnë përfitime vetëm për Ramën dhe mikun e tij Alabar.”, tha Cara.

You may also like