Për vdekjen opozitarit rus Alexei Navalny ka reaguar dhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron.
Advertisements
Ai ka folur në konferencën e Sigurisë së Mynihut, ku e quajti Navalny “një luftëtar jashtëzakonisht të guximshëm kundër korrupsionit”, i cili “hoqi dorë nga gjithçka” për atë mbrojtur që besonte.
Advertisements
Ai bën përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Navalnyt. Cameron u shpreh i sigurt se nuk duhet të ketë dyshime për “natyrën e tmerrshme të regjimit të Putinit në Rusi pas asaj që sapo ka ndodhur”
“Alexei Navalny ishte një luftëtar jashtëzakonisht i guximshëm kundër korrupsionit dhe hoqi dorë nga gjithçka në fushatën për atë që besonte, dhe zemra ime është me bashkëshorten dhe familjen e tij. Putin është përgjegjës për këtë dhe askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim për natyrën e tmerrshme të regjimit të tij në Rusi pas asaj që sapo ka ndodhur.”-deklaron Cameron.
Aleksei Navalny ka qenë njëri prej kritikëve më të mëdhenj e të paepur ndaj Kremlinit dhe politikave të qeverisë aktuale ruse. Ai ndërroi jetë në burg ku prej vitesh po vuante dënimin.
Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje, “humbi vetëdijen” dhe shumë shpejt vdiq. Në njoftim theksohet po ashtu se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmonte liderin e parehatshëm opozitar, ndërsa Tv Moska flet për një trombozë, por pa dhënë shumë detaje të tjera.