“Me zor nxora të vegjlit jashtë”/ Zjarri dogji dy banesa në lagjen historike të Gjirokastrës, kryefamiljari tregon momentet e tmerrit: Shkova të fle kur pashë flakë, s’kisha mundësi…

by editor

Çezar Gjoksi jetonte i vetëm por nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit ndërsa Çlirim Gjoksi tha se ishin duke drekuar në momenti që pikasën zjarrin bashkë me fëmijët nipërit e mbesat që kishin shkuar për vizitë. 10 vetë kanë nxituar të dalin nga banesa që fillimisht përfshiu tavanin e më pas një nga një dhomat.

Advertisements

“Mirë që nxora të vegjlit, i kisha kokë-kokë, dolën nuset e fëmijët e dy djemtë, unë dhe gruaja, mezi dolëm atje lart. Nga çatia e dëgjuam dhe brenda ishim 10 veta rrinim tek kati i parë hanim bukë. Shkova të fle kur pashë zjarrin”-u shpreh Çlirim Gjoksi.

Advertisements

Të dy banesat në lagjen historike janë më shumë se 200 vjeçare dhe mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në tavanin e njërës prej tyre.

Në lagjen me sokakë të ngushtë zjarrfikësit kanë pasur vështirësi të hyjnë e megjithë ndërhyrjen në kohë nuk kanë mundur të shpëtojnë asnjërën prej banesave por ja kanë dalë të izolojnë flakët duke penguar përhapjen e tyre në banesa të tjera të lagjes që gjendeshin vetëm 4m larg zjarrit. Banorët që dolën në rrugë të shqetësuar nuk kanë pasur asnjë mundësi për të ndihmuar ndërhyrjen.

” Ne na hyri flaka edhe pak, 5m larg është. Nuk patëm asnjë mundësi të ndërhynim. Zjarri erdhi nga kjo anë dhe deri sa arriti në anën tjetër arritën zjarrfikëset. Nuk e di në ishte me dashje a pa dashje. I zoti i shtëpisë nga erdhi zjarri u ngrit e iku”-u shpreh fqinji.

Fillimisht u mendua se shkak për zjarrin mund të ishte bërë Çezar Gjoksi i cili trajtohet për sëmundje të shëndetit mendor nga shtëpia e të cilit nisi edhe zjarri por më pas u konstatua se ai nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit.

Dy familjet e pastreha do të akomodohen tek komshinjtë ndërsa ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Kjo ishte situata me e rëndë ndër vite e një zjarri në zonën historike në Gjirokastër ku brenda një ore janë shkrumbuar plotësisht dy banesa.

You may also like