Më 25 dhjetor kompania “One Albania” ra pre e një sulmi kibernetik, duke cënuar të dhënat e 1.2 milionë abonentëve të saj.
Advertisements
Sulmi kibernetik u mor përsipër nga grupi i ashtuquajtur “Homeland Justice”, teksa gjeti të pambrojtur kompaninë celulare dhe futi në kolaps të gjitha sistemet e saj.
Advertisements
Por edhe pse shërbimet nuk funksiononin dhe sistemet ranë, kompania “One Albania” vazhdoi propagandën duke u mundur të përgënjeshtrojë sulmin dhe mosfunksionimin e sistemit duke thënë se nuk janë ndikuar nga ky incident.
Por, ditën e sotme grupi “Homeland Justice” ka publikuar në profilin e tyre në Telegram, dy dokumente të brendshme të “One Albania”, duke dëshmuar edhe një herë se janë cënuar të dhënat e shqiptarëve në këtë kompani telefonike.
“Ata që ju mbrojnë, duhet të mbrohen!
Kjo është ajo që ndodh kur në vend që të shpenzoni taksat e njerëzve për “ekonominë dhe sigurinë e njerëzve”, ju zgjidhni t’u jepni ushqim, tokë dhe banesa FALAS terroristëve të huaj!
[Njerëzit nuk paguajnë taksa mbrapsht me qëllimin për të mbështetur terroristët e NCRI]” – është mesazhi që përcjellin hakerat përmes këtij postimi.
Vlen të theksohet fakti se kompania “One Albania” ka një shërbim skandaloz ndaj klientëve të saj, ku pothuajse çdo ditë ka denoncime për zhvatje “padrejtësisht” të qytetarëve.
Jo vetëm kaq, por në 24 Gusht të vitit të kaluar, abonentët e kompanisë së telefonisë celulare, “One”, u gjendën pa pritur dhe pa asnjë paralajmërim në mungesë totale të shërbimit.
Klientët nuk arritën të merrnin asnjë përgjigje serioze nga kompania “One” për këtë ndërprerje të plota të sinjalit.
Në 24 Tetor 2023, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare vendosi të gjobisë shoqërinë ‘One” shpk me 10 milionë lekë të reja, për shkelje të disa detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për komunikimet elektronike dhe postare”.