Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në qytetin e Burrelit.
Advertisements
Burime nga spitali i Traumës thanë se 74 vjeçari Veli Bunga nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e automjetit tip benz që drejtohej nga 28 vjeçari Ylber Xhepavdija këtë të hënë dhe ka ndërruar jetë pak minuta më parë.
Advertisements
Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74 vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.
I plagosuri tjetër Xhelal Kola, mësohet se ndodhet në spitalin e Burrelit.
Ndërkohë, banorë të zonës ku ka ndodhur aksidenti kanë pohuar se i riu ka bërë lëvizje me shpejtësi shumë herë para se të kishte përplasjen fatale me katër personat që ndodheshin në trotuar, por që nuk është ndaluar nga policia./albeu.com