“Opozitës i është hequr çdo e drejtë, çdo përfaqësim qoftë në parlament qoftë në pushtetin vendor”/ Vendi ‘buzë greminës’, shpërthen Blushi: Shqipëria po krahasohet me Bjellorusinë

by editor

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se sot opozitës së vërtetë në Shqipëri i është mohuar çdo e drejtë kushtetuese.

I ftuar në një program televiziv, Blushi u shpreh se media shtetërore gjermane e ka konsideruar Shqipërinë si Bjellorusia e Ballkanit.

Në këto kushte – theksoi Blushi- fjalën e kanë shqiptarët që sot dolën në protestë dhe se përballja e qeverisë do jetë me këta qytetarë.

“Sot Shqipëria sipas televizionit shtetëror gjerman, e ka krahason Shqipërinë me Bjellorusinë. Opozitës i është hequr çdo e drejtë, çdo përfaqësim qoftë në parlament qoftë në pushtetin vendor. Sot opozita është përjashtuar nga komisioni i reformës zgjedhore. Sot opozitës i është mohuar e drejta kushtetuese për të kontrolluar qeverinë në parlament përmes komisioneve parlamentare. Pra kuvendi është rrëmbyer nga qeveria.

You may also like