Nga nesër do të rikthehen reshjet e shiut, ja zonat që do të përfshihen nga moti i lagësht

by editor

Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Advertisements

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut dhe veriperëndim reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë relativisht e fortë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5-18m/sek duke bërë që dallgëzimi në dete të jetë i lartë i forcës 4-6 ballë.

Advertisements

në zonat malore 4 deri 15°C

në zonat e ulëta 6 deri 21°C

Advertisements

në zonat bregdetare 9 deri 19°C.

You may also like