Gazetari Xhevair Zhabina, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi paraditen e sotme opinion publik ku vajza 19 vjeçare ka vrarë babain e saj dhe e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.
Advertisements
Ai tha se vajza nuk mund ta ketë kryer e vetme këtë ngjarje dhe patjetër që është ndihmuar nga dikush tjetër, ndërsa theksoi se një provë e rëndësishme për policinë ka qenë pulsimi i telefonit të viktimës pranë banesës së tij duke hedhur poshtë aludimet për një largim të tij.
Advertisements
“Kjo ngjarje e rëndë vërteton se vajza nuk ka vepruar e vetme, se një 19 vjeçare nga mënyra se si është kryer krimi nuk mund ta ketë bërë e vetme këtë. Është e pamundur të sulmojë babain e saj 50 vjeçar e vetme një 19 vjeçare prandaj dhe policia është fokusuar te gjetja e bashkëpunëtorëve pasi dhe makina është dërguar në një pjesë të fshatit që është shumë larg nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.
Një ngjarje e tillë nuk mund të kryhet e vetme. Mendohet se është nga ato ngjarje që mund të konsiderohet e zbardhur, ku familjarët e viktimës kanë qenë në përgjim, por prova më e rëndësishme është telefoni i viktimës i cili ka pulsuar shumë afër shtëpisë , aty ku është gjetur dhe trupi dhe prandaj nuk dilnin llogaritë e hetuesve se ai mund të ishte larguar pasi çdo provë e çonte pranë banesës.”, tha Zhabina.