Tragjedia në Tiranë/ Vjen reagimi i parë i policisë: 16-vjeçari pësoi atak kardiak

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë tek pallati i sporteve “Asllan Rusi”, ku siç u raportua më parë një i mitur ka ndërruar jetë.

Advertisements

Për ngjarjen ka dhënë dhe reagimin e parë policia, e cila konfirmon se një 16 vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se i mituri ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që po luante basketboll.

Advertisements

Ai ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Tiranë

Advertisements

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

You may also like