E rëndë/ Shkoi për të peshkuar me vëllain dhe një person të tretë, tërhiqet nga rryma e detit 40-vjeçari, nisin kërkimet nga polumbarët e RENEA-s

by editor

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në Durrës ku një 40-vjeçar ka rënë në det. Mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 17:15 në Porto Romano. 40-vjeçari së bashku me vëllain e tij dhe një person te tretë kishin shkuar për të peshkuar në det. Sipas njoftimit të policisë 40-vjeçari është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët e RENEA-s të cilët kanë nisur kërkimet për gjetjen e 40-vjeçarit. Policia gjithashtu ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. B., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Advertisements

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.

You may also like