Vrasja e Pëllumb Metës/ Neuropsikologia bën deklaratën e fortë: Fëmijët asnjë pendesë për babanë…

by editor

Vrasja e 49-vjeҫarit Pëllumb Meta në Durrës, u zbulua rreth 13 ditë më vonë, gjë që e vështirëson edhe ekspertizën nga ana e policisë, apo mjekësisë ligjore.

Advertisements

Por fakti që prova më e fortë e vrasjes, pikërisht trupi i të ndjerit, u gjet në oborrin e shtëpisë i dha policisë mundësinë që të rindërtojë rrjedhën e ngjarjes së rëndë.

Advertisements

Gjatë këtyre ditëve, edhe dëshmitë e fëmijëve kanë qenë të ndryshme dhe kontradiktore.

Elma Miftari, neuropsikologe klinike tha për emisionin GoodMorning Abanians, se fakti që fëmijët nuk kanë shfaqur asnjë shenjë pendese edhe 13 ditë pas një krimi kaq të rëndë, tregon se ata janë duke mbuluar arsyen e vërtetë të vrasjes.

Sipas saj, duhet të analizohet më tepër nëna pasi formimi i personalitetit të fëmijëve, është i lidhur më së shumti me të.

“Duhet të kuptohet çfarë mendimesh u ka përcjellë nëna fëmijëve lidhur më babanë e tyre, traumat janë shumë komplekse. Unë besoj se tre fëmijët së bashku me nënën e kanë përgjigjen se çfarë ka ndodhur. Edhe nëna është shumë e vetëdijshme se çfarë e solli këtë ngjarje. Fakti që ata nuk shfaqin asnjë shenjë pendese edhe 13 ditë pas krimit, atëherë është një version i mirëmenduar që po paraqitet për të fshehur arsyen e vërtetë”, tha ajo.

You may also like