E dhimbshme / Babë e bir humbën jetën te biznesi i deputetit, e kishin ditën e parë të punës

by editor

Shpërthimi i fuqishëm në ambientet e punës i mori jetën babait dhe djalit të tij në Lushnje.

Advertisements

Roland dhe Lidio Hoxha ndodheshin të dy në vinç, teksa po punonin te biznesi i deputetit të zonës, Bujar Çela. Kjo ishte dita e tyre e parë e punës, që fatkeqësisht rezultoi edhe e fundit për ta.

Advertisements

Siç është raportuar deri tani, dyshohet se vinçi preku telin e linjës së tensionit të lartë, duke bërë që të shpërthejë një prej bombolave të oksigjenit që ata po lëviznin.

Megjithatë shkaqet e tragjedisë janë ende të paqarta, ndërkohë që rregullorja parashikon se poshtë linjave të tensionit të lartë nuk duhet të ndërtohet. Hetimet pritet të hedhin më tepër dritë mbi këtë ngjarje.

Djali i Rolandit, Lidio, kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

You may also like