Princ Leka ka bërë sot një kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar.
Advertisements
Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha në emision televiziv, se ka një marrëveshje të përgjithshme që rregullon marrëdhënien pasurore ku princi ka hequr dorë nga disa pasur që rrjedhin nga trashëgimia familjare dhe ja ka dhuruar ish-bashkëshortes.
Advertisements
I pyetur nga juristi Kreshnik Spahiu lidhur me marrëveshjen mes ish-çiftit dhe pretendimet pasurore nga Elia Zaharia, ai u shpreh se nga kjo e fundit nuk ka pasur asnjë pretendim shtesë për pasuri jashtë atyre të pranuar në marrëveshje.
“Marrëveshjet janë të formalizuara, të noterizuara, qoftë ajo për kujdestarinë e fëmijës edhe e zgjidhjes së martesës. Edhe marrëveshja që i njeh disa të drejta pronësore është e noterizuar është bërë me pëlqimin e palëve. Nuk ka asnjë pretendim për sipërfaqe shtesë apo që lindin nga zhvillimi i pasurisë. Elia ka qenë e asistuar nga profesionistë dhe në përcaktimet e kodit të familjes është e përcaktuar kush është pasuria që hyn në bashkësi ligjore dhe në këtë pasuri nuk bën pjesë pasuria që rrjedh nga pasuria trashëgimore. Kjo ka qenë një pjesë e qartë, ka qenë vullneti i princit që t’i ofrojë një komfort asaj dhe vajzës”, tha avokati.