Një 52-vjeçar shqiptar, banues në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, mbrëmjen e djeshme ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri partneren e tij, më pas është vetëvrarë
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në Preshevë, raportojnë mediat maqedonase.
Advertisements
30-vjeçarja e plagosur, nënë e dy fëmijëve, ishte divorcuar dhe së fundmi ishte njohur me 52-vjeçarin shqiptar, të cilin për herë të parë e kishte takuar në Zvicër.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, ata janë grindur brenda në makinë dhe në një moment, e reja ka zbritur për t’u larguar, por ai e qëlluar me dy plumba dhe më pas është vetëvrarë.
“Ajo ka jetuar në Zvicër para tre vitesh, aty janë njohur. Kur u kthyen në Serbi, u transferuan në Banjën e Vranjës. Ajo kishte shpesh probleme me të, sepse ai e detyronte të jetonte me të në Maqedoni. Për shkak të këtij presioni, ajo vendosi të transferohej tek e ëma në një qytet tjetër dhe të largohej prej tij. Ai nuk u ndal me kaq, ndaj erdhi në shtëpinë e saj të enjten dhe praktikisht e detyroi të shkonte në Maqedoni”, shpjegon një burim i afërt me hetimin për mediat serbe.
30-vjeçarja e plagosur është transportuar në QSUT në Vranjë, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Nishit.